Rruga e Arbrit mbyllet sërish më pak se dy muaj nga hapja zyrtare për qarkullimin e mjeteve.
Edhe këtë herë për shkak të motit dhe ngricave në rrugë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri me dije më 21 janar se për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe temperaturave shumë të ulëta, Rruga e Arbrit do të jetë e mbyllur deri në një njoftim të dytë.
Kjo pasi kalimi në Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshëm.
“NJOFTIM
Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës gjatë gjithë natës dhe në vazhdim + temperaturave shumë të ulëta, kalimi ne Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshëm.
Për këtë arsye RRUGA E ARBRIT DO TË JETE E MBYLLUR deri në një komunikim të dyte! Ju faleminderit”, njofton ARRSH.