MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Një klub i Premier League interesohet për Brojën

21.01.2022 - 13:09

Armando Broja vijon të mbetet në qendër të vëmendjes në Premier League, teksa tani ka zgjuar interesimin e disa klubeve. Steve Sidwell, ish-lojtari i Chelsea, duke folur për të ardhmen e Armando Brojës, ka nxjerrë në skenë edhe skuadrën e West Ham.

Pas largimit të Haller drejt Ajax në janar të 2021-shit, trajneri David Moyes e ka shprehur qartë se është në kërkim të një sulmuesi potent, që të shtyjë sa më shumë ekipin përpara.

Në lidhje me këtë ka folur edhe Sidwell i cili në “BT Sport” përmend emrin e Brojës, si sulmuesin e duhur për Moyes dhe West Ham, nëse do të duhet të bëjnë progres në Premier League.

“Unë do të preferoja Armando Brojën, është i ri dhe i uritur, mendoj që duhet të jetë tek West Ham, ai po tregon se mëson shpejt, për mua është i duhuri”, përfundoi ish-lojtari i Chelsea.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN