MENU
klinika

"Gjenden njëri mbi foltoret e revolucionit dhe tjetri pas dyerve të blinduara"

Fajtor për 4 vrasjet në 21 janar? Rama ngre gishtin e përgjegjësisë

21.01.2022 - 14:30

Kryeministri Edi Rama ka ngritur gishtin e përgjegjësisë për ata që i konsideron fajtorët e vërtetë për katër vrasjet në protestën e 21 janarit të 11 viteve më parë, kur ai drejtonte opozitën.

“Në fakt fajtorët e vërtetë për ato vrasje gjenden njëri mbi foltoret e revolucionit që synon të marrë SHQUP-in e tjetri pas dyerve të blinduara që synon të mbajë bravën e SHQUP-it”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se mazhoranca socialiste e ka shlyer detyrimin ne raport me viktimat e 21 janarit, permes reformes ne drejtesi.

“Nuk shoh asnjë aryse për t’u menduar dy herë përballë kësaj akuze, përkundrazi , këtë dëshiroj ta dëgjoni me vëmendje: Ne e kemi shlyer atë pjesë të detyrimit që na takon në raport me dëshmorët e 21 janarit, e këtu nuk e kam fjalën për shpalljen dëshmorë apo për lehtësitë që kemi krijuar për familjarët e tyre por për reformën në drejtësi”.

Edi Rama: Pashë sot komentatorë që flasin nga pas bravës apo nga maja e shkallës duke thënë që fajin që kjo është thënë sigurisht shpesh, qysh në krye të herës, por përsëri duke thënë sot se fajin për vrasjet e 21 janarit e kam unë!

Pse? Se i thirra njerëzit në protestë ndërkohë që nëse nuk ndalemi te kriminelët që tërhoqen këmbën e pushkës.

Në fakt fajtorët e vërtetë për ato vrasje gjenden njëri mbi foltoret e revolucionit që synon të marrë SHQUP-in e tjetri pas dyerve të blinduara që synon të mbajë bravën e SHQUP-it.

Të thuash se 4 njerëz u vranë se s’duhet të shkonin në Bulevard të ditë do të thotë të mos meritosh asnjë koment.

Unë nuk do vazhdoj të komentoj këto komente.

Meritojnë patjetër një koment ata që thonë se fajin e kam unë e qeveria pse fajtorët e vërtetë ende janë të lirë e madje japin shfaqje serialesh të dhunshme në mes të Tiranës.

Nuk shoh asnjë aryse për t’u menduar dy herë përballë kësaj akuze, përkundrazi , këtë dëshiroj ta dëgjoni me vëmendje: Ne e kemi shlyer atë pjesë të detyrimit që na takon në raport me dëshmorët e 21 janarit, e këtu nuk e kam fjalën për shpalljen dëshmorë apo për lehtësitë që kemi krijuar për familjarët e tyre por për reformën në drejtëëi.

Për reformën që përgojohet përditë nga kundërshtarët e saj.

Që përbaltet përditë foltore më foltore, bravë më bravë, klub më klub, sallon më sallon.