MENU
klinika

Një proces goxha i kushtueshëm

Sa energji elektrike konsumon prodhimi global i Bitcoin?

23.01.2022 - 13:29

Sipas një studimi të ekipit të studiuesve nga Universiteti i “Cambrige”, rezultoi se nxjerrja e bitcoin në mbarë botën konsumon një sasi energjie elektrike të barabartë me nevojat e të gjithë shtetit të Argjentinës.

Studiuesit dolën në këtë përfundim duke zhvilluar indeksin e konsumit të energjisë elektrike, që mat sasinë e energjisë së përdorur globalisht për minierat e kriptomonedhave.

Bitcoin është një monedhë elektronike që krijohet në mënyrë digjitale përmes softëare-it specifik. Procesi i gjenerimit të bitcoin kërkojnë kompjuterë shumë të fuqishëm të pajisur me procesorë veçanërisht me performancë të lartë.

Ata që prodhojnë bitcoin përdorin superkompjuterë të veçantë, shpesh të ndërtuar vetë dhe të pajisur me dhjetëra procesorë që punojnë njëkohësisht me synimin për të gjeneruar monedhën digjitale. Ato kërkojnë sisteme ftohjeje shumë efikase dhe të uritur për energji, të cilat janë thelbësore për të shmangur mbinxehjen e makinerive.

Megjithatë, nxjerrja e bitcoinit është një proces i ndërlikuar dhe, siç u tha, veçanërisht i kushtueshëm nga pikëpamja energjetike. Sipas studiuesve të “Cambrige”, në fakt, miniera konsumon 121,36 teravat orë (TËh) energji elektrike, pra e gjithë Argjentina.

Kjo do të thotë se deri më sot, kriptomonedha është përgjegjëse për konsumin e 0,5% të të gjithë energjisë elektrike të prodhuar në botë. Sipas studiuesve të “Canbrige”, konsumi i energjisë elektrike për nxjerrjen e bitcoin do të rritet derisa çmimi i bitcoin të bjerë përsëri.