Ditën e premte Beatrix u largua nga “Big Brother VIP”. Ajo ishte në televotim me Donaldin dhe Einxhel, gjë që e bëri edhe më të vështirë nominimin sepse ishte bashkë me të dashurin dhe miken e saj.
Gjatë këtyre ditëve Beatrix nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet sociale. Ndërkohë, çdo të diel realizohet “Big Brother Fan Club”, ku të eleminuarit flasin rreth eksperiencës së tyre. Por Beatrix nuk ishte sot e pranishme.
Moderatorja e emisionit, Dojna tha se ajo ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike dhe emocionale. “Unë kam folur dje me Beatrix. Ajo është në një gjendje të rënduar psikologjike dhe emocionale. Ndaj nuk mund të ishte sot këtu, sa të marrë pak veten.”-tha Dojna.
Po ashtu, edhe Dagz që ishte i pranishëm në studio tha se i ka shkruar disa herë Beatrix por ajo nuk i është përgjigjur.