MENU
klinika

Paralajmërimi i OBSH-së

Omicron nuk do të jetë varianti i fundit i Covid-19

23.01.2022 - 23:01

Zyrtarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria van Kerkhove ka paralajmëruar se më e keqja pandemisë end nuk ka kaluar.

Maria van Kerkhove e bëri paralajmërimin në një kohë kur një sërë shtetesh po shënojnë ulje të rasteve me Covid-19, pas pikut të arritur me varinatin Omicron.

Duke folur me Sophie Raworth në BBC One, zyrtarja e OBSH tha: “Ju mund të jeni jashtë valës së fundit të Omicron. Në shumë vende si Britania e Madhe, që ka një nivel të lartë të imunitetit të popullsisë nga infeksioni dhe mbulimi i vaksinal, do të shihni një ndryshim në vazhdim. Jeni në një fazë tjetër të pandemisë. Megjithatë nga 10 miliardë doza vaksinash që janë administruar deri më sot, ka ende 3 miliardë njerëz që presin dozën e tyre të parë…Është një problem global dhe duhet ta trajtojmë me zgjidhje globale. Nuk do të përfundojë me këtë valë të fundit me Omicron, dhe nuk është varianti i fundit për të cilin do të dëgjoni të flasim”.