MENU
klinika

Kosovë

Masat kundër Covid-19, organizohet protestë në Morinë

24.01.2022 - 10:03

Nesër do të organizohet një protestë paqësore në doganën e Qafë Morinës në kundërshtim të masave të vendosura nga qeveria e Kosovës për hyrjen e qytetarëve të vaksinuar me tre doza ose me dy të tilla bashkë me testin PCR.

Ky njoftim është bërë nga organizatori i protestës, Rakip Matmuja, shofer i linjës së transportit Kukës-Prizren.

Matmuja u kërkon të gjithë banorëve të Kukësit që të marrin pjesë në këtë grevë paqësore, e cila nis nesër në orën 10:00.

NJOFTIMI

Njoftohen të gjithë banorët e rrethit të Kukësit se më datë 24.01.2022, në orën 10:00 do të zhvillohet një grevë paqësore pranë Doganës së Morinit për arsye të heqjes së pengesave të lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë nga ana e qeverisë së Kosovës.

Kërkojmë mbështetjen e të gjithëve pasi nuk është protestë politike, por paqësore në shërbim të komunitetit.

Organizatori i protestës

Rakip Matmuja