24.01.2022 - 12:15
Temperaturat e ulëta nën zero kanë përfshirë aktualisht të gjithë vendin.
I ftohti ka detyruar qytetarët lezhjanë të evitojnë daljet e panevojshme.
Siç duket nga pamjet e dërguara nga gazetarja Brixhilda Deda, në rrugë ka pak lëvizje të njerëzve, ndërsa parashikohet që kjo javë të jetë më e ftohta e këtij dimri deri më tani.