MENU
klinika

“S’ka”

Dueti i Elvanës dhe Mozzik tashmë ka një datë publikimi

25.01.2022 - 08:31

Elvana Gjata premton një tjetër vit të suksesshëm. Diva e muzikës shqiptare ka bashkëpunuar me MC Kreshën dhe Lyrical Son për këngën e re që është pjesë e albumit të ri të këtyre të fundit. Ndërkohë, prej më shumë se një viti po përflitej se do të vinte me një duet me Mozzik.

Tanimë që kënga është konfirmuar, dyshja e famshme kanë zbuluar dhe datën e publikimit. “S’ka” pritet të vijë me datë 27 Janar, e cila është pjesë e albumit të ri të reperit me titull Lambozziki. Kujtojmë që Elvana pritet të sjellë një duet dhe me Bardhin por ende nuk është zbuluar asnjë detaj.