MENU
klinika

Akuza nga xhaxhai i saj

“Georgina e ligë, sa takoi CR7-n na harroi”

24.01.2022 - 22:32

Pak ditë para premierës së dokumentarit për jetën e partneres së Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, xhaxhai i vet e ka akuzuar modelen se i ka harruar familjarët e vet ditën që e kishte takuar yllin e Manchester United.

Ky dokumentar i quajtur “Unë jam Georgina”, do të flasë për jetën e modeles bashkë me Ronaldon dhe fëmijët e tyre. Ndërkohë, xhaxhai i saj, Jesus Rodriguez, e ka fajësuar Georginan se ua ka kthyer shpinën familjarëve pasi është takuar me futbollistin milioner.

“Asaj mund t’i vijë turp nga ne dhe mund ta cilësojë veten më të mirë se ne, sepse ne nuk jetojmë në luks sikur ajo. Kurrë nuk i kam kërkuar asaj ndonjë gjë. Ajo më ka telefonuar vetëm një apo dy herë që prej se e kuptova se po takohej me Ronaldon.

Unë kujdesesha për Georginan dhe motrën e saj, i blija atyre rroba, i paguaja faturat e tyre të rrymës dhe ujit. Unë i bëra të gjitha. Georgina jetoi me mua gjatë viteve të adoleshencës së saj deri në ditën kur ma kthyen baxhanakun në Argjentinë”, u shpreh Jesus.

Babai i Georginas, Jorge Rodriguez, u arrestua dhe u burgos për 10 vjet për trafikim të drogës dhe tentimit të dështuar për të futur vjedhurazi kokainë në Francë nga Spanja. Jorge vdiq në moshën 70-vjeçare në vitin 2019.

“Askush nuk na tregoi se Jorge kishte vdekur. Nuk e di pse Georgina nuk na tregoi. Jam përpjekur ta kontaktoj atë. I kam shkruar Cristianos në Facebook: ‘Ju keni gruan më të ligë përkrah jush. Po deshët ta dini, më kontaktoni mua dhe unë do t’ju tregoj’”- mbyll Jesus Rodriguez.