Armando Broja po shkëlqen këtë sezon në Premier League. Sulmuesi 20 vjeçar tashmë është një titullar i rregullt te Southampton dhe paraqitjet e tij sa vijnë e rriten. Kjo nuk ka lënë pa u kaluar nga mediat vendase.
Prestigjozja “BBC” i ka dedikuar një artikull shqiptarit ku tregon se nga cili futbollist u inspirua Broja por dhe për gjëra të tjera. Chelsea bleu Lukakun përr 97.5 milionë paundë, i cili pritej të ishte blerja e goditur. Belgu është ende golashënuesi i ekipit, por në tjetër sulmues ka shënuar po aq sa ai.
Në produkt i akademisë së bluve, Armando Broja po shijon huazimin e tij te Southampton. 20 vjeçari ka shënuar 5 gola në 18 ndeshje, lojtari më i ri që ka shënuar kaq shumë në këtë sezon.
Qëkur ishte fëmijë ai shihte videot e legjendës braziliane Ronaldo. Broja po jeton ëndrrën e tij në arenën e madhësi një nga talentet më premtues të sezonit. Lindur në qytetin e Slough në Angli nga prindër shqiptarë, futbolli ka qenë pjesë e jetës së tij për aq kohë sa ai e kujton.
Ai luante rregullisht me kushërinjtë e tij, mamanë dhe dajën në park. Kur ishte pjesë e të rinjve, babai i tij pas punës i bënte stërvitje ekstra. Broja ishte shumë i motivuar qëkur ishte fëmijë dhe në moshën 6 vjeçare kishte ambicien për të luajtur me më të mirët.
“Bëra një provë te Reading, shkoi mirë por unë doja një ekip më të madh” – thoshte Broja në një intervistë ën 2019. Një ndalesë e shkurtër tek akademia e Fulhalm, para se të vinte një moment kyç për të. një zbulues i Tottenham e pikasi kur ai po luante në turne.
“Zbuluesi erdhi të shihte një lojtar tjetër në ekipin tim, por unë u shpalla lojtari i turneut. Kështu që ai më mori mua dhe shkova te Tottenham dhe firmosa për ta” – thoshte Broja.
Por edhe te Tottenhami dëshira ishte më e madhe. Si një fans i Chelsea ai do të bënte çdo gjë që t’u binte në sy. “Ne luajtëm kundër Chelsea shumë herë dhe ata më pëlqyen si lojtar, ky ishte momenti kur iu bashkova akademisë.”
Inspirimi – Si çdo lojtar edhe Broja kishte idhuj në futboll. Në fillim ai ndiqte Drogba duke shënuar, ndërkohë që babai i tij i tregonte video të Ronaldo Fenomenit duke shënuar.
“Ai ishte një lojtar i pabesueshëm. Kam parë shumë video të tij. Ai ishte i shpejtë, luante me të dyja këmbët, kishte gjithçka. Prej tij u inspirova”, – thoshte Broja për Ronaldon.
Broja iu bashkua Chelsea në vitin 2009 dhe i kaloi 11 vitet e ardhshme nëpër ekipet zinxhirë. Pasi shënoi 18 gola në 30 ndeshjes në sezonin 2019-20, ai nënshkroi kontratën si profesionist në shkurt të viti 2020. Kjo pasoi me debutimin e tij më 8 mars, kundër Evertonit në fitoren 4-0.
Vitesse – Broja më pas u dërgua nëpër ekipe të tjera për të pasur më shumë eksperiencë dhe u huazua te Vitesse. Ish sulmuesi i Chelsea, Andrea Firo ishte mentori i tij gjatë kësaj kohe. Të dy konsultoheshin shpesh. Kjo lëvizje rezultoi e suksesshme me Brojën që shënoi 11 gola në 34 ndeshje, duk e u bërë një ndër golashënuesit e ri më të mirë në Europë.
Zgjedhja mes Shqipërisë dhe Anglisë – Broja kaloi gjithë jetën e tij në Angli, por me dy prindërit shqiptarë ai zgjodhi të përfaqësonte Shqipërinë kur i erdhi mundësia. Kjo zgjedhje e tij mund të jetë influencuar sepse ai nuk mori një ofertë nga Anglia. Në maj të 2019 ai u thërrit me Kombëtaren U-19.
Broja shënoi në debutim, në fitoren 3-1 ndaj Kosovës. Rreth një muaj më vonë ai kaloi tek U-21 ku shënoi dy herë në debutim përsëri në fitoren kundër Uellsit 2-1. Broja ka luajtur 10 ndeshje me Kombëtaren e parë duke shënuar 3 gola në Kualifikueset e Botërorit.
Huazimi te Southampton – Broja u huazua deri në fund të sezonit te Southampton për të fituar më shumë eksperiencë. Trajenri Hassenhult i dha shans lojtarit, duke besuar te të rinjtë.
10 gola në 25 ndeshje për Brojën në të gjithë kompeticionet, për klubin deh Kombëtaren. Ai impresionoi me paraqitjen ndaj Manchester Cityt duke treguar një nivel të lartë. Southampton kërkon të nënshkruajë me lojtarin.