MENU
klinika

Nga deklarata për tradhtinë tek kritikat

Rrëfehet Armina Mevlani

26.01.2022 - 07:25

Blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, ishte e ftuar ditën e sotme në “Ftesë në 5”, ku ka trrguar shumë të pathëna. Mes të tjerash ajo u ndal te marrëdhënien me familjen e partnerit të saj, Shkëlzen Berishës. Armina tregoi se ka marrëdhënie shumë të mira me nënën e tij, por do të donte që partneri të kishte pak më shumë karakterin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Lilit i kërkoj shpesh mendime se e vlerësoj shumë dhe me të ndaj gjëra njësoj si mamit tim. E shoh si mamanë time, e kam pjesë të familjes dhe të gjitha vajzat duhet të kenë këto marrëdhënie me vjehrrat. Se ajo e ka rritur dhe edukuar. Shkëlzeni është më shumë si mami në pjesën e karakterit, por do të doja të kishte ngjarë dhe pak më shumë nga babi.  Më pëlqen vendosshmëria, ka karakter të ftohtë, qëndron tek parimet e veta, kurse Zeni ndikohet pak. Në lidhje me mua, jam e lumtur se ngjan me Lilin se është i dashur, i afrueshëm në komunikim”, tha Armina.

Sa i përket një detaji rreth marrëdhënies së saj me Shkëlzenin, Armina tregoi se është shumë romantike.

“I kam shkruar letra e poezi. Ka momente që ndjenjat i shpreh duke shkruajtur. Ka pasur dhe mesazhe që i ka bërë google se mos i kam marrë ndokund. Jam siguruar që ti ketë të gjitha të ruajtura dhe një libër që e ka marrë online dhe në çdo sketch mund ti bësh një dedikim me shkrim”, u shpreh ajo.

Gjatë intervistës ajo komentoi edhe protestën në PD, duke e cilësuar si anormale që të mbyllen dyert e PD për ish kryeministrin. Ndërsa Shkëlzeni duket se nuk e ka pëlqyer deklaratën e saj dhe i ka kërkuar që të mos merret me politikën, por Armina me bindje thotë se kur ka një mendim do ta shprehë pa u ndikuar.

Ai për mua ka qenë një ndër mbështetjet kryesore në jetë. Është një person që e kam dhe mikun tim më të ngushtë. Nëse do ishte marrëdhënie sipërfaqësore, do kishte përfunduar me kohë. Herën e parë nuk më kishte ndjekur, e pa në Youtube, thjesht nuk i pëlqen shumë kur bëj deklarata politike. Më thotë je në botën e modës dhe të artit, mos u merr me politikën.