MENU
klinika

Kur pritet të largohet

I ftohti polar “këmbëkryq” në Shqipëri

26.01.2022 - 10:22

Vala e të ftohtit gradualisht do të filloj të largohet nga vendi ynë duke bërë që temperaturat e ajrit të pësojnë rritje në të dyja vlerat ditore. Kushtet atmosferik do të jenë të qëndrueshme në Shqipëri duke sjell dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave.

Më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës. Por nuk do të mund të sjellin reshje në territor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë me të paktën 3 gradë duke u luhatur nga -12°C deri në 10°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar ne det dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Gadishulli i Ballkanit dhe Qendra e kontinentit të do të jenë me vranësira dhe reshje të pakta, kryesisht reshje dëbore. Po ashtu vendet Skandinave dhe Europa Lindore mbeten me vranësira dhe reshje dëbore.

Ndërsa Britania e Madhe dhe Europa Jugperëndimore do të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm.

Kosova

Paraditja e vendit do të dominohet nga kthjellimet dhe kalime të pakta të vranësirave. Ndërsa në orët në vijim vranësirat do të shtohen duke krijuar mundësi për reshje të pakta dëbore pjesërisht në zonat qendrore dhe Lindore.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave. Parashikohet që vranësirat më të dukshme të jenë në Verilindje të MV dhe or nuk do të ketë reshje në territor.

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika