Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshendetur apelin e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi drejtuar qytetarëve për zgjedhjet e 6 marsit.
Në një postim në facebook, ku thekson se vota është fuqia e vetme dhe më e fortë në demokraci, Meta shkruan se e mbështet plotësisht mesazhin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan Celibashi drejtuar qytetarëve me të drejtë vote në të gjashtë bashkitë ku do zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale, me qëllim garantimin e së drejtës kushtetuese për të zgjedhur.
Postimi i plotë:
E përshëndes dhe mbështes plotësisht mesazhin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan Celibashi drejtuar qytetarëve me të drejtë vote në të gjashtë bashkitë ku do zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale, me qëllim garantimin e së drejtës kushtetuese për të zgjedhur.
Vota është fuqia e vetme dhe më e fortë në demokraci! 🇦🇱