MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ndikon moti i keq në reumatizëm?

26.01.2022 - 15:15

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A ndikon moti i keq në reumatizëm?

Mjeku:Njerëzit që vuajnë nga reumatizma shpesh fajësojnë ndryshimin e stinëve dhe motin e keq për intensitetin e dhimbjeve të tyre. Lidhja mes reumatizmës dhe motit sipas shkencëtarëve nuk është klinikisht domethënëse. Kjo do të thotë se deri më tani nuk është gjetur një lidhje e fortë mes simptomave të reumatizmës dhe motit të keq.

Ajo që shkencëtarët kanë konfirmuar është se stresi dhe mërzia ka një rol të fortë në shpërthimin e simptomave të reumatizmës dhe artritit. Pra, sipas tyre, kur jeni të mërzitur e të stresuar, kockat dhembin më shumë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.