MENU
klinika

Të alarmuar nga vjedhjet

Futbollistët e Premier League kërkojnë ndihmën e forcave speciale

26.01.2022 - 18:01

Kohët e fundit në Angli, disa prej yjeve të futbollit, kanë pësuar vjedhje në banesa, madje disa të dhunshme. Të fundit në listë ishin Joao Cancelo i Manchester City-t dhe Victor Lindelof i United.

Në Premier League, dhe në përgjithësi në tokën angleze, janë gjithnjë dhe më shumë atletët që po bësojnë vjedhje në banesat e tyre, shpesh kur brenda tyre gjenden edhe persona, në përgjithësi familjet e tyre.

Disa prej këtyre futbollistëve duket se po mendojnë të marrin një masë drastike: t’ua besojnë ruajtjen dhe mbrojtjen e shtëpive të tyre forcave speciale angleze. Po, sepse shumë prej tyre duket se kanë vendosur të kontaktojnë SAS, një trupë speciale e ushtrisë britanike, që duhet të ndërhyjë kryesisht kur ka ndeshje dhe kur keqbërësit mund të godasin në mënyrë më të lehtë.

Nuk është një problem i ri ai i vjedhjeve, por është diçka që është intensifikuar kohët e fundit. Shumë lojtarë kanë blerë qen të stërvitur për të bërë rojën, por në disa raste duan një prani fizike dhe njerëzore në shtëpi dhe për këtë arsye i drejtohen shumë kompanive që përdorin persona që kanë qenë pjesë e forcave speciale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të "çmendur" pas sulmuesit shqiptar

Southampton 30 mln euro për Brojën, sheikët 40 mln