MENU
klinika

Detajet

Bastet online/ Italia arreston 68 persona, aktiviteti edhe në Shqipëri

14.11.2018 - 11:02

Antimafia italiane ka nisur ditën e sotme një operacion kundër basteve online. Sipas mediave italiane janë arrestuar 68 persona dhe janë sekuestruar shumë pika bastesh.

Përfitimi në total shkon në 1 miliard euro, por mendohet se janë qarkulluar deri në 4.5 miliardë euro, para që vinin nga bastet online.

 

Informacionet e para tregojnë se mafia italiane kontrollonte tregun e basteve duke pastruar para nëpërmjet llogarive të hapura në kompani të ndryshme online dhe duke shmangur taksat.

Operacioni është shtrirë edhe në vende të tjera si Zvicra, Austria, Britania e Madhe, Luksemburgu, apo dhe Shqipëria.

Në të gjitha këto vende mafiozët kishin hapur kompanitë e tyre për të qarkulluar para në mënyrë të jashtëligjshme dhe i investonin ato për të blerë prona jashtë vendit.

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin