Sikur të mos mjaftonte mosrinovimi, Milan merr një tjetër lajm të keq për Franck Kessié. Ai zbriti në fushë me Bregun e Fildishtë në një ndeshje të vlefshme për raundin e dytë të Kupës së Afrikës kundër Egjiptit (eliminim direkt).
Ndeshja e mesfushorit të Milanit zgjati saktësisht 30 minuta. Në minutat e mëparshme ai kishte ndjerë një dhimbje në krah që e pengoi të qëndronte në fushë.
Nuk dihet diagnoza dhe atë që ka pësuar Kessie por mesfushori kuqezi mund të ketë humbur vazhdimin e kompeticionit dhe mund të kthehet në Milanello më herët për t’u kuruar.
Kujtojmë që e ardhmja e tij ende nuk është përcaktuar dhe flitet për një paraakord në fjalë me Barcelona, por edhe klube të tjera janë në garë dhe mes tyre edhe Juventusi…