MENU
klinika

Deklarata

‘Lart e më lart’/ Rama-qytetarit: Jam 198 cm, ku të shkoj më

14.11.2018 - 11:03

Kryeministri Edi Rama ka dëgjuar sot disa nga zgjidhjet që kanë ardhur nga platforma e bashkëqeverisjes me qytetarët duke apeluar për përdorimin e saj si një mundësi reale për dëgjimin e zërit të tyre.

Nga eventi i bashkëqeverisjes, nuk kanë munguar as batutat e kryeministrit me qytetarët.

“Ty të faleminderit shume, rrofsh e lart e më lart, suksese”, ka thënë një pensionist nga Kuçova që prej kohësh nuk merrte pensionin e plotë por kishte gjetur zgjidhje për shqetësimin e tij.

E shefi i qeverisë i komentuar shpesh për gjatësinë i është përgjigjur me një batutë. “Më lart se 198 cm nuk kam ku shkoj por faleminderit shumë. Ne jemi këtu për zgjidhjen e çdo rasti kur llogaria e pensionit nuk është e duhura. Kjo është një mundësi reale që të gjendet rruga”, tha Rama.

edi rama-konica.al
edi rama-konica.al

Ai theksoi më tej se për 3 minuta një qytetar mund të vërë në lëvizje një mekanizëm të tërë për zgjidhjen e një problemi.

“Një deputet nuk arrin dot që për 3 minuta ta vërë një ministër në shërbim të komunitetit apo një individi. Një qytetar arrin pasi automatikisht sapo çështja hyn në proces apo regjistrohet në portal, koordinatorët në bashkëpunim dhe falë autoritetit që kanë nga titullari vënë në lëvizje mekanizmat. Në fund të çdo mbledhje qeverie del në ekran gjithë lista e çështjeve të platformës së qytetarëve sektor më sektor. Ajo që është dëgjuar në 20 e ca vite ‘më jep votën që zëri yt të dëgjohet’ ka qenë një slogan që nuk ka gjetur materializim kurrë. Sot është një realitet”, deklaroi shefi i ekzekutivit.

Sipas tij, sot çdo qytetar ka fuqinë që duke u bërë pjesë e platformës të vërë qeverinë në lëvizje. “Jo vetëm kaq por të ndikojë me kontributin e tij që të pastrohet administrata nga njerëz të padenjë dhe nga një inerci që na dëmton dhe dëmton njerëzit sot e gjithë ditën”, tha Rama.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”