Punonjësit do të punojnë 32 orë dhe vetëm 4 ditë në javë, kjo pa ndryshimin e pagës. Ndodh në Britaninë e Madhe. Autoritetet atje, po shohin mundësinë që të punohet një ditë më pak, në javë.
Projekti pilot që do të nisë në qershor dhe do të zgjasë 6 muaj, duke studiuar ndikimin e këtij ndryshimi në mirëqenien e punonjësve dhe në produktivitetin e kompanisë.
Nisma është ideuar nga organizata 4 Day Week Global dhe tashmë, është provuar edhe në Islandë, me 2 500 punonjës.
Rezultatet treguan se produktiviteti dhe shërbimi mbeti i njëjtë, nuk u përkeqësua, madje në disa raste u përmirësua.
Kompania teknologjike ”Microsoft”, bëri një eksperiment të ngjashëm në vitin 2019.
Punonjësve iu shkurtua puna në 4 ditë në javë dhe rezultatet ishin pozitive. Sipas kompanisë, produktiviteti i punës u rrit me 40 për qind.
Po ashtu, u kursye energjia elektrike dhe letra e përdorur.
Programi pilot i 4 ditëve punë në jave, po aplikohet aktualisht në Spanjë dhe Skoci. Ndërkohë, pritet të shtrihe në SHBA, Irlandë, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re.