MENU
klinika

“Komplot me Foltoren”

Biseda me Nokën, Manja: S’është faji im që ju e keni shpallur kulak

27.01.2022 - 19:07

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar pas publikimit të një bisede në Whatsapp me deputetin demokrat Flamur Noka që qarkulloi sot në media, ku është e paqartë përmbajtja e komunikimit mes tyre. Nga foltorja e Kuvendit, Manja deklaroi se Alibeaj ka folur për një komplot me “Foltoren” e Berishës, por theksoi se me Nokën ka 10 vite në një sallë parlamenti dhe nuk është faji i tij pse demokratët e kanë shpallur kulak.

“Mësova që zoti Alibeaj paska folur për një komplot te qeverise me foltoren, pa një sms timin me z.Noka. Po mor zotëri, njerëz jemi, shqiptar jemi. Kam 10 vjet me Flamur Nokën në këtë sallë. Po tani pse e keni shpallur ju Flamur Nokën kulak nuk është faji im. Do flas edhe me Flamurin edhe me ju. Se ju nesër mund të pajtoheni. Komplot i madh i Foltores me qeverinë Rama.

Tani që ju keni këtë hallin njëri thotë Rama është me Foltoren, tjetri thotë është me këtë tjetrën. Ju ftoj që mirë që nuk bëheni si formacion politik, por të paktën jepni kontributin si qytetar në këshillimin kombëtar. Sa për luftën kundër korrupsionit këtu kemi diferencë. Po miratojmë disa ligje për të forcuar luftën kundër korrupsionit. Ky ishte sot debati real. Korrupsioni nuk luftohet vetëm me fjalë. Kush ka thënë në këtë sallë. Luftohet edhe përmes mekanizmit ligjor.

Luftohet çdo ditë. Mos kujtoni se ata që na ndjekin ju besojnë ju në këtë që thoni. Sepse nuk i besoni ju vetë këto që thoni në Foltore. Duke qenë se jemi në ligjin e noterisë, nga mbi 400 licenca noterësh, 319 i keni dhënë ju. Tani flisni ju për sistemin noterial. Kjo nuk duhet t’iu pengojë të bashkoni votat me ne për ligjin e noterisë.  Janë rekomandime që na i kanë dhënë organizmat kombëtarë që kemi marrë”, deklaroi Manja.