MENU
klinika

"Ai dhe Rama janë njësoj"

PD: Sali Berisha gënjen për të fshehur lidhjet e familjarëve të tij me trafikantin ndërtues te ‘5 Maji’

27.01.2022 - 21:36

Partia Demokratike akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se gënjen dhe thekson se nuk guxon as t’i përmendë emrin atij që po ndërton vërtet atje. PD pyet kur deputetët e PD ishin pranë banorëve kur iu shembën shtëpitë, ku ishte Sali Berisha?

DEKLARATA E PLOTË

Sali Berisha gënjen pa u skuqur e pa u zverdhur. Kur deputetët e PD ishin pranë banorëve kur iu shembën shtëpitë, ku ishte Sali Berisha? Pse Sali Berisha po mbron përmes mashtrimit ndërtuesit e “5 Majit”? Pse ky njeri që merr nëpër gojë këdo nuk guxon as t’i përmendë emrin atij që po ndërton vërtet atje? Pse mashtron shqiptarët duke gënjyer për anëtarin e kryesisë së PD Agron Kapllanaj? Sali Berisha mashtron dhe gënjen për të fshehur lidhjet e familjarëve të tij me trafikantin ndërtues.
PD ka bërë kallëzim penal për të çuar para drejtësisë Erion Veliajn për këtë aferë korruptivo-kriminale dhe iu kërkon organeve përkatëse të ndalin menjëherë projektin e pastrimit të parave të pista tek “5 maji”.
Kushdo me sy në ballë e mend në kokë e kupton tashmë se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, që është PD. Rama dhe Berisha janë njësoj. Zgjidh Ramën dhe merr edhe Berishën. Zgjidh Berishën dhe merr Ramën.