MENU
klinika

“Mbajeni mend”

Rama: Ilir Meta dhe Sali Berisha futen bashkë në zgjedhjet e 6 marsit

28.01.2022 - 08:43

Kryeministri Edi Rama ka bërë një parashikim mbrëmjen e djeshme për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, duke thënë se në këto zgjedhje do të futet edhe presidenti Ilir Meta, i cili sipas Ramës do t’i bashkohet ish-kryeministrit Berisha.

Sipas Ramës, Berisha bashkë me Metën do të ketë si alternativë për t’u ofruar njerëzve ‘nongratan’ dhe varetë.

“Të bëj një parashikim, ne në zgjedhje do të shkojmë me kandidatë normalë, njerëz normalë që do të shkojnë të ofrojnë një kandidaturë për punë, përballë do të kenë brava, do të kenë vare. Dhe jam i bindur 100 për qind, 1000 mijë për qind që do të futet edhe Ilir Meta. Mbajeni mend tani që nongrata do të bashkohet me Ilir Metën, Ilir Meta është edhe grata edhe nongrata dhe do të jenë të dy bashkë atje, brava, qysqi, trasta të mbledhur atje. Çfarë do zgjedhin njerëzit, njerëzit duan të zgjedhin kryetar bashke, këta do zgjedhin bravaxhintë, trastaxhinjtë dhe qysqixhinjtë. Ilir Metën Metën e ke me Saliun, grata, nongratam grata, i ke bashkë të dy sepse është ajo shprehja se ishim te xhamia; çfarë ndodh në fund me derën e xhamisë!”, u shpreh Edi Rama në emisionin ‘Open’ në Top Channel.

Presidenti turk do të pritet nga Rama!

Erdogan viziton Tiranën! Zbardhen detajet

“Deputetët morën benefite nga Basha, po i shfrytëzojnë me Berishën’’

Qafoku: Secili në PD lufton për postin personal