28.01.2022 - 11:20
Partia Demokratike ka reaguar për deklaratat kundër PD-së dhe kreut të PD-së Lulzim Basha, të bërë nga kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Në reagimin e saj PD thekson se të vetmin që po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin janë Rama dhe Berisha, duke shtuar se ndërsa dëgjon njërin të kujtohet tjetri, pasi flasin të gjuhë në mbrojtje të interesave të tyre.
‘Dje, në ekrane të ndryshme, u shfaq një tjetër episod haluçinant i dy njerëzve që përdorin të njëjtën gjuhë, për të mbrojtur të njëjtat interesa. Rama dhe Berisha janë njësoj! Dëgjon Ramën dhe kujton Berishën. Dëgjon Berishën dhe kujton Ramën.’, shkruan PD.