MENU
klinika

Rasti i tretë brenda 20 ditëve

Gjendet një person i pajetë në Sarandë

28.01.2022 - 13:30

Mëngjesin e sotëm në fshatin Cukë, në Sarandë është gjetur i pajetë një 80-vjeçar. Ky është rasti i tretë brenda 20 ditëve.

Mësohet se viktima është Andrea Capo 80 vjeç. Ai u gjet nga komshinjtë e tij, ndërsa bëhet me dije se jetonte i vetëm se fëmijët i ka në emigracion në Greqi.

Policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka theksuar se dyshohet të ketë ndërruar jetë para 2-3 orësh.

Në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune, ndërsa po punohet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së 80 vjeçarit.

Me rastin e sotëm shkon në tre brenda 20 ditësh numri i personave të moshuar nga ky fshat që janë gjetur të pajetë në banesat e tyre.

Ata janë lënë të jetojnë të vetëm në shtëpitë e tyre në Cukë edhe pse janë prindër fëmijësh, por ata janë larguar në emigracion dhe interesohen për ta nga largësia, e vijnë për t’u bërë shërbimet e fundit. Ky është fenomeni i këtyre viteve me të moshuarit në vendin tonë.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë