Tre persona kanë rënë në pranga në Durrës për vepra të ndryshme penale.
Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasin D. I., 33 vjeç, banues në Shijak, pasi në ambientet e spitalit Shijak ka goditur shtetasen J. Ç., me detyrë mjeke në këtë spital.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu është arrestuar A. B., 45 vjeç, banues në lagjen nr.12 Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në dyqanin e shtetases E. Sh.
Durrës-Informacion-
Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në lagjen nr.12 Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në dyqanin e shtetases E. Sh.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin D. I., 33 vjeç, banues në Shijak, pasi në ambientet e spitalit Shijak ka goditur shtetasen J. Ç., me detyrë mjeke në këtë spital.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.