28.01.2022 - 18:21
Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.
Përmes një mesazhi në “Twitter” ambasadorja amerikane flet për një “takim produktiv me kryetarin e Gjykatës së Lartë”.
Yuri Kim thekson se do të përshpejtohet asistenca teknologjike e SHBA-ve ndaj gjykatës.
Ambasadorja vë në dukje gjithashtu se “u diskutua mbi hapat e ardhshëm për futjen e gjyqtarëve të kualifikuar në sistem, ndërsa vettingu vazhdon”.