MENU
klinika

Në nominim përballë Tanit

Egzona largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”

29.01.2022 - 09:54

Këtë javë në nominim ishin Tani dhe Egzona, që ndonëse u bënë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, konsiderohen ende “banorë të rinj”.

Të dy ata ishin të përgatitur për eleminimin, madje kishin bërë edhe “prova” për largimin. Po ashtu, ata e quajtën të drejtë nominimin për shkak se hynë të dy në të njëjtën kohë.

Megjithatë, publiku kishte zgjedhur Egzonën, moderatoren nga Kosova, si të eleminuarën e javës.

Ajo u përshëndet me banorët, ndonëse këtë herë nuk ishte një nga ato “ndarjet” dramatike, me të cilat jemi mësuar, kjo për shkak se ishte një nga banoret më të reja, me të cilët nuk ishin afeksionuar shumë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, kur ata dolēn në nominim, Einxhel, si fituese e lojës së Sekreteve pati mundësinë të zëvendësonte njërin prej tyre. Por moderatorja vendosi që mos ta shfrytëzojë veton e saj duke e lënë fatin në dorën e publikut.