MENU
klinika

Analiza

Mosmarrëveshja e re Ukrainë- SHBA në duart e Putin

29.01.2022 - 11:50

CNN

Shenjat e reja të një mosmarrëveshje midis SHBA-së dhe Ukrainës mund të dëmtojnë pozitën e Presidentit Joe Biden kundrejt Vladimir Putin. Frustrimi në Kiev është rritur gjatë ditëve të fundit lidhur me përshkallëzimin e retorikës së SHBA-së mbi krizën, ndërsa Moska vazhdon të pozicionojë më shumë pranë kufirit ukrainas.

Uashingtoni dhe aleatët e tij kanë zhvilluar një fushatë luftarake të hapur dhe të zëshme për marrëdhëniet me publikun. Por ka shenja të qarta se strategjia është projektuar gjithashtu për të ushtruar presion mbi Putin dhe për të nxitur dilemën e tij strategjike duke i detyruar aleatët e SHBA-së në Europë të marrin qëndrime më të ashpra, raporton abcnews.al

Kjo strategji mund t’i ofrojë mburojë politike Bidenit duke treguar se ai nuk është gjendur në befasi në rast se Rusia do të pushtojë Ukrainën. Strategjia gjithashtu mbron një president, nga sulmet e republikanëve të prirur për ta portretizuar atë si një një president të dobët përpara zgjedhjeve afatmesme.

Megjithatë, kjo gjithashtu kërcënon të shkaktojë një përplasje midis interesave më të gjera të Bidenit dhe atyre të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili po përpiqet të ruajë qetësinë.

Një telefonatë që “nuk shkoi siç duhej”

Një telefonatë mes Zelensky dhe Biden të enjten nuk dha rezultatet që priteshin. Por ukrainasit e bënë të ditur paraprakisht se do t’i kërkonin Presidentit të SHBA të zbuste retorikën e tij. Pasi liderët diskutuan, një zyrtar i lartë ukrainas tha për CNN se telefonata “nuk shkoi siç duhej” dhe se Zelensky i kishte kërkuar homologut të tij amerikan “të qetësonte situatën” ndërsa tha se kërcënimi i Rusisë ishte ende i paqartë.

Sipas zyrtarit ukrainas, Biden paralajmëroi se një pushtim tani ishte praktikisht i sigurt pasi toka të ngrijë në shkurt, duke e bërë atë më të kalueshme për automjetet. Vetë presidenti ukrainas shkroi në Twitter se ai dhe Biden biseduan gjatë dhe “diskutuan përpjekjet e fundit diplomatike për de-përshkallëzimin dhe ranë dakord për veprime të përbashkëta për të ardhmen”.

Sido që të jenë specifikat e bisedës private, nuk është sekret se SHBA dhe Ukraina kanë qenë publikisht në mosmarrëveshje për shkallën e kërcënimit. Qeveria në Kiev, për shembull, u befasua në fillim të kësaj jave kur Departamenti i Shtetit tha se do të reduktonte stafin e ambasadës së SHBA-së , duke filluar me largimin e stafit jothelbësor dhe familjet e diplomatëve.

Zelensky u tha gazetarëve në Kiev të premten se vendimi i SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për të tërhequr një pjesë të stafit nga ambasadat e tyre në kryeqytet ishte i gabuar. Zelensky shtoi se ai mendonte se diplomatët amerikanë dhe britanikë duhet të qëndrojnë në Kiev, raporton abcnews.al

Kjo shkëputje është e dukshme mes dy qeverive mike. Është gjithashtu një dramë e çuditshme publike pasi një komb nën kërcënimin e dukshëm të një pushtimi ka një vlerësim më të ulët të cenueshmërisë së tij sesa Shtetet e Bashkuara, të cilat janë përpjekur për të mbrojtur ndërkombëtarët.

Shenjat e një mosmarrëveshjeje publike midis Biden dhe Zelensky do të ishin një “lojë” në duart e Rusisë. Moska ka theksuar tashmë pozicionin Ukrainës duke argumentuar se Uashingtoni po e shfrytëzon vendin për të përshkallëzuar situatën kundër Rusisë. Në fakt, është e kundërta me Putinin që mban peng Ukrainën në një përpjekje për disa lëshime nga Biden që do të ndryshonin Europën e pas Luftës së Ftohtë.

Në fund të fundit, pse Shtetet e Bashkuara duhet të jenë më të shqetësuara për sigurinë e një vendi më shumë se sa vetë udhëheqësi i tyre?

Lufta informative

Ndërsa Rusia ka vendosur trupat ushtarakë rreth Ukrainës, Shtetet e Bashkuara janë përgjigjur me luftë informacioni kundër Putinit. Biden dhe ndihmësit e tij nuk i janë lutur liderit rus që të mos pushtojë. Në vend të kësaj, ata kanë thënë vazhdimisht se mendojnë se ai do ta bëjë këtë duke thënë se lufta është pashmangshme.

Pentagoni tha të enjten se Rusia kishte vendosur më shumë trupa në rajon gjatë 24 orëve.. Javën e kaluar, Britania publikoi disa informacione të inteligjencës duke theksuar se Putin po përpiqej të zëvendësonte qeverinë e Kievit me një regjim kukull, duke forcuar paralajmërimet e SHBA-së se Ukraina është tashmë shumë e rrezikuar.

Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare publikoi imazhet satelitore dhe disa analiza për vendosjen e trupave ushtarakë. Kjo lloj ofensive informative nga Uashingtoni nuk është qasja tipike ndaj një përplasjeje me një fuqi të huaj.

Pra, ka pikëpyeje në lidhje me qëllimet e administratës.

Shpjegimi i parë është se SHBA-ja në fakt beson se tanket ruse mund të jetë një nga kërcënimet më serioze për një komb të pavarur në Europën e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore. Ndërsa përplasjet e drejtpërdrejta midis forcave amerikane dhe ruse do të ndikojnë në arenën ndërkombëtare.

Presion mbi Putinin

Uashingtoni gjithashtu mund të nxitet nga dëshira për të privuar liderin rus nga çdo veprim i tij. Nëse Putin tërhiqet përfundimisht, Biden mund të argumentojë se qëndrimi i tij funksionoi dhe fuqia e presidentit rus ka rënë. Por strategjia rrezikon gjithashtu ta vendosë liderin rus në një qoshe dhe mund ta detyrojë atë të veprojë për të shpëtuar imazhin e tij, raporton abcnews.al

Ndërsa lavdëroi Biden se refuzoi koncesionet ruse, Thomas DiNanno, një ish-zyrtar i lartë i kontrollit të armëve në Departamentin e Shtetit në administratën Trump, tha se duhej të përdornin llogjikën e ftohtë. Një arsye është se mesazhet e Bidenit dhe Zelenskit i drejtohen audiencave të ndryshme. Biden po i drejtohet Rusisë, Europës dhe popullit amerikan. Zelensky po përpiqet të mbrohet nga paniku që ka kapluar vendin. Ai iu përgjigj paralajmërimeve të mëparshme nga SHBA se një pushtim mund të ishte i pashmangshëm.

Më e rëndësishmja, Rusia do të përfitojë nga përçarje të tilla.

Retorika e fortë amerikane mbi krizën duket se ka edhe një qëllim tjetër – të bindë aleatët europianë se siguria e tyre është e rrezikuar. Si fillim, qasja e SHBA-së ekspozoi vetëm dallimet transatlantike. Biden u kritikua javën e kaluar nga republikanët për sugjerimin se aleatët mund të mos mbështesin zbatimin e plotë të sanksioneve në rast të një “inkursioni të vogël” nga Rusia në Ukrainë. Por ai ishte duke thënë të vërtetën.

Në një tjetër shenjë mosmarrëveshjeje, presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për një dialog me Bashkimin Europian dhe Moskën. Kreu i Marinës së Gjermanisë dha dorëheqjen pas deklaratave në mbështetje të Putinit. Ministrja e re e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se Berlini do të vendoste sanksione nëse Rusia pushton Ukrainën -duke përfshirë Nord Stream.

Biden njoftoi të enjten se kancelari i ri gjerman Olaf Scholz do ta vizitojë atë në Shtëpinë e Bardhë muajin e ardhshëm. Megjithatë, përpjekja diplomatike e SHBA-së pasqyron gjithashtu avantazhin themelor të Putinit, raporton abcnews.al

Kjo mund të çojë në konflikte të reja midis SHBA-së dhe Ukrainës dhe Uashingtonit dhe aleatëve të tij europianë.