MENU
klinika

Covid-19

“Omicron” rrit shtrimet në spitale, 100 pacientë brenda 48 orëve

29.01.2022 - 13:46

Përhapja e variantit të ri Omicron, ka bërë që gjatë 48 orëve të fundit në spitalin Infektiv ka pasur  100 shtrime të reja të personave të infektuar me Covid, duke e çuar në 125 numrin e pacientëve të shtruar.

Gazetarja Ema Shazivari raporton për ABC se tashmë mosha mbizotëruese mes të infektuarve është mosha e re kryesisht nga 20 vjeç.

Ndër të tjera mësohet se vijojnë që dominuese përsa i përket shtrimeve në spital dhe formës së rëndë që paraqesin të covid vijojnë të jenë moshat mbi 60 vjeç dhe me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar të infektuar me Covid 1615 qytetarë duke e çuar në  22,214 numrin e personave aktive me Covid në vendin tonë.