MENU
klinika

Fuoristrada bie nga lartësia

Aksident në Berat/ Në gjendje të rëndë tre anëtarët e një familje

30.01.2022 - 12:26

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele në afërsi të fshatit Drobonik në Berat, ku një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë.

Burime për abcnews.al bëjnë në automjetin tip Fuoristradë Mitsubishi, me targa AA 531 CA, udhëtonte një familje ku duke zbtitur nga fshati në drejtim të Beratit, ka rrëshkitur dhe ka rënë nga një lartësi rreth 20 metër.

Si pasojë, është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit Renato Kola 25-vjeç,ndërkohë që të plagosur rëndë kanë mbetur dy prindërit e tij, që udhëtonin bashkë me djalin.

Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, me plagë të shumta në trup. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët kryejnë kqyrjen e vendit të aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të tij.

Burimet policore në vendngjarje bëjnë me dije se, paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident të jetë bërë ngrica në rrugë, që ka sjellë edhe rrëshkitjen e mjetit, që-sipas policisë-ka qenë me shpejtësi dhe nuk ka mundur sot të kontrollojë rrëshkitjen. Zona në të cilën ka ndodhur aksidenti është një zonë malore dhe e rrethuar me kodra të shumta,ku dielli arrin të depërtojë vetëm pas mesditës.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier