Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale njofton se procesi në të 6 degët ku po zhvillohen votimet për primaret po ecën normalisht.
Konstatohet interesim shumë i madh i demokratëve për të zgjedhur kandidaturën që do t’i përfaqësojë ata në zgjedhjet vendore të datës 6 mars 2022.
Pjesëmarrja deri në orën 10:30 është si më poshtë vijon:
Dega Dibër: 220
Dega Durrës: 340
Dega Vorë: 120
Dega Rogozhinë: 110
Dega Lushnjë: 160
Komisioni njofton se për shkak të fluksit shumë të madh të votuesve në Qendrën e Votimit në Qytet Shkodër, pjesëmarrjen e kësaj dege do ta njoftojmë në një kohë më të vonë.
Komisioni fton cdo anëtar të PD-së në 6 degët ku po zhvillohet procesi i votimit për Primare, të ushtrojë të drejtën e votës për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre në garën për kryetar bashkie.
Primaret, si ushtrim I demokracisë së drejtpërdrejtë e kalojnë vendimmarrjen te anëtarësia!