MENU
klinika

Flet ish-kampioni i botës

“Nëse Rusia sulmon Ukrainën, do marr mitralozin e do nisem për luftë!”

30.01.2022 - 18:31

Kryetari i Kievit dhe njëherësh ish-kampioni i botës në kategorinë e rëndë në boks, Vitaly Klitschko, ka thënë në televizionin Ukraina 24, se në rast të sulmit rus në Ukrainë, do të marrë pjesë në mënyrë aktive në mbrojtjen e vendit.

“Nëse fillon agresioni rus, si ish-ushtar do të marrë mitralozin dhe të nisem në luftë”, tha Klitschko.

Më herët Klitschko pati kritikuar vendimin e Gjermanisë që në Ukrainë të dërgojnë pesë mijë helmeta.

“Pesëmijë helmeta, duhet të jetë shaka. Çfarë do të na dërgojë Gjermani tjetër si përkrahje? Jastëkë”, pati thënë i nervozuar Klitschko.