MENU
klinika

Kurti: Ja kur do t’i shprehim qëndrimet tona

“Me Escobar takohem për herë të parë sot, kemi biseduar…”

31.01.2022 - 11:58

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka preferuar të komentojë para takimit me të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti tha se liderët politikë do të deklarohen për mediat pas orës 16:00 kur do të shprehin qëndrimet e tyre. “Unë me z.Escobar takohemi sot për herë të parë, kam biseduar dy herë në telefon me të. Pas takimit është më e drejtë dhe më e mirë që të japin qëndrimet dhe mendimet tona”, ka thënë Kurti.

Rreth propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, në lidhje me tarifat e reja për energjinë elektrike në Kosovë, Kurti tha se nuk është e mundshme që të mos ketë as subvencione, as shtrenjtime dhe as shkyçje. Deklaratat e u bënë gjatë homazheve që bëri sot bashkë me presidenten Vjosa Osmani në sheshin e Dëshmorëve në Podujevë, ku shtoi se raporti i ZRRE-së “nuk është final e as fatal”.

“Besoj që deri në orën 16:00 sot do të ketë mjaftueshëm komente te Zyra e Rregullatorit të Energjisë në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme. Nuk është e mundur që të mos kemi as subvencion as shtrenjtim e as shkyçje. E ritheksoj se raporti i ZRRE-së nuk është merre ose leje nuk është final e as fatal, ai pret komentet që do të dorëzohen sot e më pas presim vendim meritor”, tha ai.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!