MENU
klinika

Kontrolloni sytë tuaj!

Çfarë duhet të bëni për sy të shëndetshëm?

14.11.2018 - 16:38

Kontrollet e rregullta për kujdesin e syve janë thelbësore për ruajtjen e shikimit të mirë dhe shëndetit të syve.

Shumë sëmundje të syve nuk kanë shenja ose simptoma të dukshme, sidomos në fazat e hershme. Një kontroll për kujdesin e syve do të përfshijë pyetje rreth historisë suaj mjekësore dhe familjare dhe testeve për të përcaktuar qartësinë e shikimit.

Bazuar në këto informacione, mjeku juaj i syrit do të vendosë nëse keni nevojë për analiza të tjera për të përjashtuar problemet potenciale të syve.

Pyetjet më të shpeshta për sytë tuaj janë:

• A keni vërejtur ndonjë problem apo simptomë syri, të tilla si djegia, vizioni i dyfishtë apo shkarkim (sekrecion)?

• A keni ndonjë problem shëndetësor të përgjithshëm?

• A keni diabet?

• A po merrni ndonjë ilaç?

• A mund të ndikojnë cilësitë e mjedisit në shtëpi apo në punë vizionin tuaj, të tilla si papastërtitë e ajrit?

• A keni përjetuar ndonjë lëndim të mëparshëm në sy?

• A keni një histori familjare, të tilla si glaukoma apo sëmundje që mund të ndikojnë shëndetin e syve?

Pas vlerësimit të historisë suaj mjekësore, okulisti do të testojë mprehtësinë tuaj shikuese në tabelën përkatëse, nga afër dhe në distancë.

Mjeku juaj do të testojë, lëvizjen e syve, vizionin tuaj të ngjyrës, perceptimin e thellësisë dhe aftësinë për t’u përqendruar. Ai do të kontrollojë qepallat, kornean, membranën që mbulon syrin tuaj dhe brenda qepallës, gjithashtu indet përreth syve.

Një procedurë pa dhimbje është tonometria, e cila mat presionin e lëngut brenda syrit tuaj, shërben për të kontrolluar shenjat e hershme të glaukomës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?

Ja 4 frutat e thata që ulin kolesterolin

Sekreti për një zemër të mirë qëndron në dietë!

Rekomandimet për përdorimin e pajisjeve digjitale

Sa orë duhet të qëndrojmë në telefon?