MENU
klinika

“Duan shkatërrimin e partisë”

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, reagon PD: Berisha u strehua tek partia e Metës

01.02.2022 - 18:16

Partia Demokratike ka komentuar koalicionin mes grupit të Sali Berishës dhe LSI-së për zgjedhjet e pjesshme në 6 mars.

Në një reagim në Facebook, PD shkruan se sot Berisha u strehua tek partia e Ilir Metës, duke gjetur një mënyrë për të përdorur demokratët për interesat e tij personale.

Reagimi i Partisë Demokratike:
Shqipëria duhet të ndahet nga politika e vjetër që gjithçka e ka në funksion të interesave  personale të politikanëve. Sot Sali Berisha u strehua te  partia e  Ilir Metës, e  po i përdor demokratët për hallet e tij dhe të ilir Metës.

Demokratët e kanë kuptuar se Sali Berisha dhe Ilir Meta po i përdorin, prandaj çdo ditë demokratët po dinstancohen nga farsa Berisha.

Tashmë jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët është e qartë se nëse zgjedh Berishën e Metën merr Ramën, nëse zgjedh Ramën merr Berishën dhe Metën.