Novak Djokovic ka thënë se do ta marrë vaksinën. Kjo për shkak se u detyrua ta shikojë Rafael Nadal duke e fituar titullin e 21 rekord grand slam në Australian Open. Djokovic u dëbua nga Australia në fillim të këtij viti.
Para se të mbërrinte në Melbourne, ai zbuloi se nuk ishte i vaksinuar dhe kjo i zemëroi australianët, vendi i të cilëve ishte më i rrepti në botë me masat kundër virusit gjatë janarit.
Djokovic u ndalua në kufi dhe u mbajt në një qendër emigrantesh para se viza t’i shfuqizohej dhe ai të dëbohej nga vendi. Biografi i tij Daniel Muksch, tha për televizionin austriak ServusTV:
“Ajo çfarë kam dëgjuar nga mjedisi i tij, mendoj se ai do të vaksinohet. Mbase finalja në Melbourne ndikoi te kjo. Titulli i 21-të i Rafael Nadalit e ka shtyrë po ashtu, nuk ka dyshim”.