MENU
klinika

"Pa karakterin të gjitha të tjerat bëhen…"

Kushtetuesja vendos sot për “fatin” e tij/ Meta e nis ditën me një mesazh

03.02.2022 - 10:58

Presidenti Ilir Meta e ka nisur këtë të enjte me një mesazh në rrjetet sociale, ku theksohet rëndësia e karakterit te një njeri.

“Mirëmëngjes të dashur miq! Kryesorja në jetë të ruajmë 1 dhe të mos e kemi mendjen te shtimi i zero, sepse pa 1 gjithçka zhbëhet në zero absolute”, shkruan Meta.

Në videon e publikuar nga presidenti thuhet që karakteri pasurohet nga talenti, suksesi, dashuria, disiplina dhe respekti. Në mesazh theksohet se pa karakterin të gjitha të tjerat bëhen zero.


Mesazhet e kreut të shtetit vijnë ndërkohë që pritet një vendim nga Gjykata Kushtetuese lidhur me shqyrtimin e çështjes së shkarkimit të tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nëse Gjykata Kushtetuese konfirmon vendimin e Parlamentit

“DW”: Pritet zgjedhja e një presidenti/e të përkohshëm