MENU
klinika

Apeli për diplomatët e huaj: Tani të bashkuar nisemi para..

Pas Parlamentit, dhjetra qytetarë protestojnë tek ambasada amerikane

03.02.2022 - 12:51

Dhjetra qytetarë që ishin mbledhur tek Parlamenti, para së të niste seanca plenare kanë ‘përfunduar’ protestën e tyre aty pa gjetur një zgjidhje me deputetët dhe janë nisur drejt Ambasadës amerikane në Tiranë.

“I kerkojme perfaqesuesve dimplomatike te ambasades amerikane t’i japë zë protestes sone, do shkojmë edhe tek përfaqësia e BE. Na është rrëmbyer prona jonë, prandaj është protesta. Ju lutem me qetesi te jemi te gjithe te bashkuar, drejt ambasades se BE”, tha njeri prej protestuesve.

“Kërkojmë nga ambasadorja Kim që të ndikojë të kenë reflektim tek parlamentarët që ndërmarrin ligje të gabuara të hartojnë një ligj të poscëm për pronat nuk po kërkojme luks, asgjë, thjesht të na njihet prona me ligj që nesër kur të na vijnë fadromat te shtëpitë tona të marrim atë që na takon, kërkojmë dinjitet dhe respektim ligji, të jemi të denjë dhe ne që të themi o sa mirë me qenë shqiptar”, tha protestuesi.

Qytetaret bllokuan edhe qarkullimin per disa minuta prane ambasades amerikane.

Ora 09:50/ Pak para nisjes së seancës plenare këtë të enjte, katër grupime qytetarësh nga Tirana janë mbledhur për të protestuar dhe me shpresën se deputetët që do të paraqiten në Parlament, t’i dëgjojnë kërkesat e tyre.

Në protestë janë banorët e zonës së 5 Majit, të zonës së Laprakës dhe njëherazi banorët e Kodrës së Priftit dhe të Paskuqanit.

Sot ata janë bashkuar në një protestë para Parlamentit dhe kërkojnë transparencë për projektin që po zbatohet, i cili prek interesat e tyre.

Qytetarët po kërkojnë shpjegime për shtëpitë që po u prishen nga projektet infrastrukturore dhe duan të dinë ku do të jetojnë.

Sipas banorëve në asnjë prej katër territoreve ku po ndodhin prishjet e banesave, nuk është rënë në ujdi me ta e nuk janë kryer bisedime.

Banorët kërkojnë marrëveshjen me Bashkinë e Tiranës përmes noteriozimit e tapisë në dorë.

Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk gjendet një zgjidhje për kërkesat e tyre, do të hyjnë edhe në grevë urie para Kryeministrisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do hyjmë dhe në grevë urie para Kryeministrisë"

Katër grupe qytetarësh mblidhen në protestë tek Parlamenti