Zdravko Krivokapiç i ka orët e numëruara në krye të qeverisë së Malit të Zi.
Megjithatë, kryeministrin malazez nuk e ka penguar ky fakt dhe ka vazhduar me shkarkimet dhe emërimet në dikastere të ndryshme qeveritare.
Së fundi, ai ka emëruar Svetlana Vukçeviçin si këshilltaren e re të kryeministrit, raporton vijesti.me.
Vukçeviç punoi për Agjencinë e Minierave, si dhe për gazetat ditore “Publika” i “Republika”.
Ndërkohë, sot do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, në të cilën do të diskutohen iniciativat për shkurtimin e mandatit të Kuvendit dhe votimin e mosbesimit ndaj Qeverisë.
Kuvendi malazez ka dështuar dje të shkarkojë zëvendëskryeministrin Dritan Abazovic.