MENU
klinika

‘SPAK t’i shërbejë interesit të qytetarëve’

Kryemadhi: Ja kush është arsyeja që qeveria Rama vijon të paguajë inceneratorët!

04.02.2022 - 18:28

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, në një reagim në Facebook është shprehur me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama për aferën e ineceneratorëve.

Në një video të publikuar në rrjetin social Kryemadhi thekson se Rama ka krijuar mekanizëm për të fryrë kostot e inceneratorëve në mënyrë fiktive, përmes kompanive që janë të angazhuar edhe në vjedhjen e TVSH-së .

Më tej shton se bizneset e shqiptarëve mbyten me gjoba nga tatime, por kompanitë e lidhura me inceneratorët vjedhin paratë e shqiptarëve.

Kryemadhi i bën thirrje SPAK që t’i shërbejë interesit të qytetarëve dhe jo kriminalitetit të pushtetarëve.

Reagimi:

Ja se si Rama ka krijuar mekanizmin për të fryrë kostot e inceneratorëve në mënyrë fiktive. Përmes këtyre kompanive të angazhuara edhe ne vjedhjen e TVSH-se.

Ndiqni se si lëvizin paratë, për të kuptuar arsyen e vërtetë përse Rama nuk i ndalon pagesat e inceneratorëve.

Ndërkohë që bizneset e shqiptarëve mbyllen dhe mbyten në gjoba nga tatimet për kupona tatimorë, kompanitë e lidhura me inceneratorët vjedhin paratë e shqiptarëve, mbushin xhepat e pushtetarëve dhe bëjnë evazion fiskal, të pashqetësuar nga mburoja politike e grupit të strukturuar kriminal.

Ne do vijojmë të zbardhim të vërtetën për publikun. Karriera politike e kujtdo në qeveri apo bashki, nuk mund të shërbejë si presion ndaj drejtësisë që ajo të ndihet e intimiduar për tj shkuar deri ne fund zbardhjes.

Uroj që ky informacion i radhës, bashkë edhe me faktet e tjera që kemi publikuar më parë, t’i shërbejnë SPAK për të rivendosur sa më shpejt të drejtën e qytetarëve në vend.

SPAK dhe drejtësia duhet të gjejë forcën ti shërbejë interesit të qytetarëve, jo kriminalitetit të pushtetarëve!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Isha duke gjuajtur, kur në fund të pyllit pashë…"

Gjeti të mbytur vajzën 9-vjeçare, peshkatari tregon momentin

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë