MENU
klinika

Pamje ekskluzive

Rrëzimi i qeverisë Krivpkapiç, Podgorica në festë!

04.02.2022 - 23:27


Qeveria e Malit të Zi e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiç është rrëzuar nëpërmjet një mocioni mosbesimi të dorëzuar nga zv.kryeministri Dritan Abazoviç. 43 deputetë votuan pro dhe 11 të tjerë kundër rrëzimit të qeverisë.

Këto pamje ekskluzive për Konica.al vijnë nga qytetarët malazezë, nga Podgorica ku duket se ka nisur festa.

Rrëzimi i qeverisë Krivokapic po festohet spontanisht, nga kundërshtarë e tij, mbeshtetës të presidentit Gjukanovic.

Brenda 28 shkurtit pritet të votohet qeveria e re me kryeministër Dritan Abazovic.