MENU
klinika

Karta e Adriatikut

Xhaçka: Shqipëria merr kryesimin në 2019-ën

14.11.2018 - 18:02

Pas më pak se dy muajsh, Shqipëria do të marrë kryesimin e A-5.

Kështu ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, njoftim të cilin e ka bërë të ditur gjatë një takimi me Ministrat e Mbrojtjes të SHBA – Karta e Adriatikut (Shqipëri, Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni dhe Bosnje – Hercegovinë), të mbajtur në Budva (Mali i Zi).

Ministrja Xhaçka, në cilësinë e mikpritëses së takimit të ardhshëm në Tiranë, i ftoi homologet e vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, që të mbështesin nismën e Shqipërisë, për t’i hapur dyert edhe për vende të tjera që aspirojnë të jenë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Xhacka-konica.al
Xhacka-konica.al

“Ka ardhur koha që përpara se t’i kërkojmë NATO-s të hapë dyert e veta, duhet të tregojmë se jemi të gatshëm të hapim dyert për njeri-tjetrin, pikërisht këtu në shtëpinë tonë. A-5 duhet të bëhet A-6 dhe vitin e ardhshëm, gjatë të cilit Shqipëria do të kryesojë A-5, të gjithë duhet të mirëpresim Kosovën për t’u bërë pjesë e kësaj iniciative, pararendëse për integrimin e rajonit në NATO”,- deklaroi ministrja Xhaçka gjatë takimit.

Ajo gjithashtu nënvizoi se duhet forcuar bashkëpunimi dhe dialogu politik dhe se ka ardhur koha për më shumë qartësi dhe vizion afatgjatë për objektivat e përbashkëta.

“Shqipëria do të mbetet gjithmonë e angazhuar mbi vlerat dhe parimet bazë të Kartës së Adriatikut duke vazhduar dialogun politik dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet anëtare të A5”, – tha ministrja e Mbrojtjes.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!