MENU
klinika

Zgjedhjet e 6 marsit

Mblidhet sot KAS, shqyrtohet ankimimi i PD për “Shtëpinë e Lirisë”

07.02.2022 - 08:53

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e PD për koalicionin “Shtëpia e Lirisë” mes LSI dhe PDK.

Bëhet me dije se seanca do të nisë në orën 08: 30. Mësohet se relator për këtë çështje nga KQZ është zgjedhdur Ledia Braho.

Kujtojmë që dy ditë më parë PD ankimoi në KAS vendimin e KQZ që miratoi koalicionin e “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit.

Përmes juristit Marash Logu, PD ka depozituar kërkesën për rrëzimin e regjistrimit të këtij koalicioni duke paraqitur dhe disa arsye.

Një nga arsyet ishte që PD kërkon mosnjohjen e këtij koalicioni edhe për shkak të përdorimi të simboleve të saj nga “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” të Berishës, dhe pse ky komision nuk figuron i regjistruar si subjekt zgjedhor dhe as si parti politike.

Një tjetër arsye ishte dorëzimi i kërkesës për koalicion nga LSI para se të regjistroheshin si parti.

Mbetet për tu parë se çfarë vendimi do të marrë KAS në lidhje me këtë çështje.

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin