MENU
klinika

Zbulohet skema që përdorën

Kush janë shqiptarët e arratisur nga qelia në Greqi?

07.02.2022 - 14:38

4 shqiptarë dhe një pakistanez kanë mundur të arratisen nga një qeli në Greqi. Raportohet se ata kanë qenë duke u transferuar në një burg tjetër por kanë përfituar nga rasti dhe ia kanë mbathur.

Të arrestuarit kishin mbërritur në Chania pas transferimit të tyre, me traget nga Pireu, mëngjesin e së shtunës, 5 shkurt.

Katër shqiptarët dhe një pakistanez dyshohet se kanë hyrë në tualetin e qendrës së paraburgimit dhe pasi kanë prerë hekurat nga dritarja me një objekt të mprehtë, janë hedhur një nga një dhe kanë dalë në garazhin e nëndheshëm të Komisariatit të Policisë.

Mungesa e të pestëve është vënë re nga punonjësi i policisë së turnit të mëngjesit në numërimin standard.

Deri mëtani policia ka mundur të sekuestrojë vetëm furgonin me të cilin dyshohet se u larguan 5 të arratisurit.

Por kush janë 5 të arratisurit?

– Më i rrezikshmi është 35-vjeçari pakistanez i dënuar për vrasje seriale

– 43-vjeçari shqiptar i dënuar për organizatë kriminale, grabitje, grabitje vdekjeprurëse, vjedhje, armëmbajtje dhe përdorim,

– një shqiptar 32-vjeçar i dënuar për grabitje. ,

– një grabitës shqiptar 29 vjeçar

– si dhe një grabitës tjetër gjithashtu i dënuar për trafik droge

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi