Max Parrot u diagnostikua me limfomën Hodgkin në dhjetor 2018, vetëm 24 vjeç. Sot snowboarder kanadez ka fituar një medalje të artë në Lojërat Olimpike Dimërore vetëm tre vjet pasi u diagnostikua me këtë tumor.
Në korrik 2019, ylli i Quebec njoftoi se ishte pa tumor pas 12 raundeve të kimioterapisë për gjashtë muaj. Pasi fitoi medaljen e artë, Parrot tha për ‘BBC Sport’: “Ndihem mrekulluesht mirë. Kaq shumë kaluan në ato katër vitet e fundit. Herën e fundit që isha në Lojërat Olimpike, në Pyeongchang, mora një medalje argjendi dhe më pas m’u desh të kaloja sëmundjen e keqe.
Ishte një makth, është kaq e vështirë të përshkruash atë që kam kaluar. Nuk keni kardio, nuk keni energji, nuk keni muskuj. Të kthehesh këtu, në Lojërat Olimpike, sërish në një podium, por me një medalje të artë, është një ndjenjë e mrekullueshme”.