MENU
klinika

Gara për bashkitë

PD prezanton 6 kandidatët e saj me sloganet përkatëse

07.02.2022 - 19:01

PD ka prezantuar kandidatët dhe slloganet për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit për bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër. Lushnje, Rrogozhinë dhe Vorë. Secili kandidat ka slloganin për qytetin e tij. Kandidatët e PD janë: Indrit Sefa (Lushnje), Ferdinand Saraçi (Rrogozhinë), Luan Hoti (Durrës), Ymer Marku (Vorë), Xhemal Bushati (Shkodër) dhe Luan Haka (Dibër). Kandidati Sefa, duke përmendur historikun e familjes dhe kontributin në formimin e shtetit shqiptar, kërkon që të gjithë të zgjedhin një patriot për të drejtuar Lushnjen. Ndërsa Saraçi në Rrogozhinë u premton qytetarëve se do të punojë me ta. Nga ana tjetër, Luan Hoti në Durrës rendit kontributet e tij në qytet dhe në radhët e degës së PD-së. Kandidati demokrat për Vorën Ymer Marku ka ndarë arritjet e tij në periudhën kur ka qënë në krye të komunes së Bërxullës.

Xhemal Bushati në Shkodër e prezantoi veten si pinjoll të një familjeje me tradita të larta qytetare dhe pasardhëse e Bushatllinjve, ndërsa sa i përket karrierës së tij politike, Bushati ka përfaqësuar PD në këshillin bashkiak të Shkodrës duke mbajtur dhe postin e kryetarit. Kandidati për Dibrën, Luan Haka ka ushtruar funksionet e drejtorit të Auditit në Prefekturën e Dibrës, Drejtor i Drejtorisë rajonale të rrugëve dhe drejtor i ISKSH.

Zgjedhjet për 6 bashkitë që mbetën pa kryetar, do të mbahen më 6 mars. Deri më tani të gjitha partitë janë regjistruar dhe kanë zyrtarizuar kandidatët. Në Shkodër, Berisha garon me Bardh Spahinë, ndërsa PS me Majlinda Angoni, e nga ana tjetër Basha ka zgjedhur Xhemal Bushatin. Në Bashkinë Durrës, Ardian Muka do të ketë përballë në këtë garë edhe Emirjana Sakon nga PS-ja përveç Luan Hotit. Kryetarja e komanduar në Lushnje, Eriselda Sefa, përveç Indrit Sefës nga PD do ketë përballë po ashtu edhe Elton Banon, kandidatin e koalicionit Berisha-LSI.

Për Rrogozhinën do të “luftojnë” Edison Memolla i PS me Hekuran Xhanin e po ashtu për postin e kreut të qytetit do të garojë edhe Ferdinand Saraçi, ndërsa në Dibër, Përparim Kryemadhi, i zgjedhuri nga Primaret, do të ketë përballë socialistin Rrahim Spahiu. Por kundër të dyve do të jetë Luan Haka. Në këto zgjedhje të pjesshme, PS dhe PD do të hyjnë të vetme në zgjedhje, ndërsa Berisha ka zgjedhur të bëjë një koalicion me LSI-në, duke krijuar “Shtëpinë e lirisë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reforma Zgjedhore/ ‘Tre netë ngujimi në ambasadën amerikane’

DW: Konsensusi i partive politike, çfarë u sakrifikua për të arritur marrëveshjen?


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin