07.02.2022 - 22:15
Rey Manaj ka shpërblyer më së miri besim e trajnerit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Spezias, në sfidën ndaj Salernitanës të vlefshme për Serinë A.
Një duel i “çmendur”, ku në harkun kohor të 13 minutave u realizuan plot 3 gola. Verdy ishte ai që hapi serinë e golave duke kaluar në avantazh Salernitanën në minutën e 3-të.
Ndërsa Manaj, vendosi barazpeshën e përkohshme në minutën e 12-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë. Barazpesha zgjati vetëm 4 minuta, pasi ishte sërish Verdy, ai që në minutën e 16-të. Ky është goli i dytë për Manajn me fanellën e Spezias.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Edy Reja për “RAI”-n