MENU
klinika

Greqi

Përleshje e përgjakshme mes shqiptarëve dhe disa të huajve

08.02.2022 - 11:01

Një shqiptar ka mbetur i plagosur pas një sulmi me armë zjarri në Greqi. Policia greke raporton se sulmi ka ndodhur në Burnazi, ndërsa i plagosur ka mbetur një 3-vjeçar shqiptar i cili është dërguar në spital.

Mësohet se fillimisht ka pasur një sherr mes disa personave nga Shqipëria dhe një grupi tjetër nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Ata kanë debatuar ndërsa më pas janë përleshur fizikisht në sheshin Bournaziou, jashtë një klubi nate që njihet në zonë.

Gjatë përleshjes njëri nga grupi i dytë ka nxjerrë armën me të cilën ka qëlluar në këmbë një 30- vjeçar shqiptar. Është dashur ndërhyrja e policisë që grupet të shpërndaheshin. Ndërsa të tjerët janë larguar, shqiptarët kanë dërguar të plagosurin në spital.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi