MENU
klinika

Nga Dafina Zeqiri te Mozzik

Surprizat e artistëve shqiptarë për 14 shkurt

08.02.2022 - 12:01

14 shkurti nuk është një datë dosido. Kjo ditë u dedikohet gjithë të dashuruarve që festojnë për dashurinë e tyre krah partnerëve. E si në çdo ditë festive nuk mund të mungojnë dhuratat, qofshin edhe simbolike siç mund të jetë një këngë.

Kështu, disa prej artistëve shqiptarë kanë vendosur tua bëjnë më të lehtë punën. Dafina Zeqiri ka lajmëruar se në 24 shkurt do publikojë një këngë të me titull “Mos e lëndo”.

 

Jo këngë, por një album të tërë do sjellë Mozzik për Shën Valentin. Albumi mban titullin “Lambozzik” dhe pritet të bëjë namin. Vetëm para pak ditësh ai solli bashkëpunimin me Elvanën “S’ka mo” që është pritur shumë mirë nga publiku.

Edhe Elgit Doda pritet të sjellë këngën e tij të fundit të triologjisë. Ai ka publikuar një video në rrjetet sociale duke shkruar se kënga vjen së shpejti pa zbuluar datë por në një intervistë para pak kohësh ai tha se projekti mund të lançohet më 14 shkurt.

 

 

Nga aktore e njohur në Shqipëri, në parukiere në SHBA

Si ka ndryshuar jeta e Pranvera Lumanit (Veizit)

“U arrestova pasi u përplasa me priftin”

Roberti flet për eksperiencen e tij në Greqi

Heidi Baçi “thyen” Romeo Veshajn, fansat rikthehen tek Egla Ceno!

Pak ditë larg finales, çfarë ndodhi në “Instagram”-in e banorëve të BBV